Çfarë ndodhi? Kiara Tito bën VEPRIMIN që nuk pritej ndaj Luiz Ejllit dhe rrjeti mori flakë!

Çfarë ka ndodhur mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit? Moderatorja ka befasuar me veprimin e saj të fundit në Instagram, pasi ka hequr nga ndjekësit bashkëshortin e saj.

Ndërkohë po të bësh një kërkim të thjeshtë në Instagramin e Luizir, ai e ndjek Kiarën.

Por përveç kësaj, Kiara ka fshirë edhe disa fotografi të tyre të përbashkëta. Nuk dihet ende se çfarë qëndron pas këtyre veprimeve, a është e gjitha lojë apo çifti po përjeton ndonjë krizë ndërkohë që presin të bëhen prindër.

Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP, ku artisti shkodran u shpall edhe fitues.

Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të këtij reality show, më 7 maj 2023.