Teksa Romeo puth Heidin në BBVIP, kjo influencer shqiptare zbulon natën që aktori e ngacmoi në Itali (FOTO)

Influencerja e njohur në rrjetet sociale, Jori Mersin e ftuar në “Një gotë rose” me Rozana Radin, në MCN TV, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe rrjeteve sociale.

Kështu, e pyetur nëse ka pasur ndonjë histori personale me dikujt prej personazheve të njohur të showbiz-it, fillimisht ajo ka thënë se ka pasur një histori me dikë që ndodhet brenda “BBVIP”, ndërkohë pas këmbënguljes së Rozanës dhe hamendësimit të Xhani Demnikës, Jori zbuloi se bëhej fjalë për Romeo Veshajn.
Jori ka rrëfyer se bëhet fjalë për një flirtim, ndërsa ndodheshin në Milano, ndërsa aktori ishte në tavolinë me dikë tjetër dhe ishin duke kërcyer, por njëkohësisht flirtonte edhe me të. Influencerja na la pak vend për dyshim, pasi nuk na e qartësoi si shkoi mbrëmja mes tyre. Kërcyen, apo ngeli thjesht te flirti….